Çështje Gjyqësore

Print

Në Tetor-Nëntor 2003 QZHDI udhëhoqi një grup prej 5 organizatash në Gjykatën Kushtetuese  kundra një urdhëri të nxjerrë nga Kryeministri atëherëshëm që ndalonte intitucionet qeveritare që tu jepnin informacione mass medias, kjo binte ndesh me ligjin për të drejtën e informimit. Vetëm kater ditë më parë së të bëhej seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetutese, më datë 17 Nëntor 2003, ish-kryeministri  e ndryshoi urdhërin e tij kështu që çështja mbeti pa objekt. Për QZHDI kjo ishte fitore e shoqërisë civile kundrejt një pushteti autoritar të Kryeministrit Fatos Nano. Për më shumë informacion ju lutemi të  klikoni në adresën e mëposhtme:

Albania's Secret Gag Order Challenged in Constitutional Court

  • QZHDI nisi njëproces gjyqësor kundra Ministrisë së Arsimit për mosdhënie përgjigje ndaj një kërkese për informacion të drejtuar nga një OJF që dëshironte të dinte kriteret për hapjen e një kopështi. Çështja u fitua në instancën e parë. Gjykata e Tiranes urdhëroi Ministrinë e Arsimit që ti siguronte informacionin e kërkuar OJF-së shqiptare që e kishte kërkuar atë. Kjo ishte hera e parë që një gjykatë në Shqipëri detyronte një institucion shtetëror që të vinte në zbatim ligjin për të drejtën për informim. Për më tepër informacion klikoni në adresën e mëposhtëme.

http://www.soros.al/English/news17january.htm

  • QZHDI për momentin është e angazhuar në një proçes gjyqësor me Ministrinë e Ekonomisë për mosdhënie informacioni mbi privatizimin e Albtelekom. Ministria Shqiptare e Ekonomisë refuzoi të jepte një kopje të Kontratës së Shitjes për privatizimin e Albtelekomit siç kërkohej nga QZHDI bazuar në ligjin për të drejtën e informimit. Çështja është ende në proçes.