OSBE supports QZHDI activities regarding EITI

Print

 

Me date 27 mars 2012, Sekretariati Shqiptar i Nismës se Transparencës ne Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) ne bashkëpunim me QZHDI (Qendra per zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve) dhe me mbeshtetjen e OSCE Albania organizoi ne ambientet e Bashkisë Përrenjas ne qarkun e Elbasanit një workshop me temen "Pjesëmarrja Publike një Kontribut i rendesishem i Transparencës ne Industrinë Nxjerrëse". Morën pjese shume përfaqësues nga shoqëria civile, drejtues dhe specialiste te qeverisjes vendore te komunave dhe bashkise perkatese, kompani nxjerrëse qe operojnë ne rajon.

Pjesemarrje pati dhe Grupi Nderinstitucional i Punes (MSG), nder te cilët Z. Ilir Aliaj dhe Z. Sami Neza. Kryetari i Bashkise Perrenjas pershendeti organizimin dhe krahas pjesemarresve te tjer shprehen interesin e tyre per nismen EITI dhe kërkuan pjesëmarrje dhe bashkepunim te vazhdueshem dhe aktiv ne kuadrin e transparencës ne Industrinë Nxjerrëse .

Ne fjalën e hapjes Z. Aliaj përshëndeti pjesëmarrësit, vlerësoi bashkëpunim e ngushte me Sekretariatin ALBEITI, duke e cilësuar shoqerine civile si nje aktor te rendesishem qe ndihmon shoqërinë shqiptare dhe komunitetin ne tërësi, dhe ne veçanti transparencën ne sektorin e industrisë minerare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Perrenjasit, falenderoi pjesemarresit per interesimin e tyre, Sekretariatin ALBEITI dhe prezencen OSCE për perkrahjen dhe mbështetjen ne kete Nisme te Transparences ne Industrine Nxjerrese Shqipetare.
Përfaqësuesi i prezences se OSCE, Z.Elton Qendro, pershendeti pjesemarresit nga shoqeria civile, grupet e interesit, qeverisja vendore dhe Sekretariati ALBEITI, duke e cilesuar bashkepunimin mes tyre si nje mjet per transparencen dhe rritjen e nivelit te zhvillimit, punesimit dhe ne pergjithsesi te mirëqenies se komunitetit shqiptare. Punen dhe rezultatet ne drejtimin EITI ne Shqiperi e konsiderojme nje hap i rendesishem per arritjen e standardeve nderkombetare, dhe me kete rast u shpreh i gatshem per nje bashkepunim edhe me te gjere ne te ardhmen.

Z Aliaj dhe Z. Neza si përfaqësues te shoqërisë civile , dhe anëtare te bordit ALBEITI ben nje prezantim rreth iniciativës EITI te ndermare nga qeveria shqiptare. Ata trajtuan dhe diskutuan mbi kriteret ku mbeshtetet EITI, aktoret dhe rolin e Sekretariatit ALBEITI si organ ekzekutiv per zbatimin dhe realizimin e këtij objektivave, kritereve. Z Aliaj vuri theksin tek roli i shoqërisë civile ne ketë proces dhe ndikimin qe ka ne menyre te ndjeshme ne rritjen e debatit publik per ceshtjen dhe problemet qe ndjek EITI si dhe ne ndihmen ne ceshtjet e qeverisjes qendrore apo vendore.

Ne prezantimin e tij, z. Agim Shehu, kordinator ne Sekretariatin ALBEITI pasqyroi punen e bere dhe arritjet e deritanishme per ceshtjen EITI ne Shqiperi. Evidentoi rezultatet e pasqyruara permes raportit rakordues vitit 2009 dhe raportit vleresues 2009 - 2010 te paraqitura sipas rregullave dhe percaktimeve EITI nga kompanite e huaja. U diskutuan ne detaje rregullat qe kerkohen te njihen dhe te zbatohen per nga kompanite e industrise nxjerrese vecanerisht ne aspektin financiar ku aplikohen standartet nderkombetar te auditimit. Permiresimet ligjore dhe masat e marra ne kete drejtim jane ne perputhje me rekomandimet e bëra për Shqipërinë. Raporti i rakordimit per vitin 2010 te te dhenave per pagesat e kryera per shtetin nga kompanite nxjerrese dhe hyrjet e bera nga shtetin do te jete nje hap i rendesishem ne vijim qe do pasqyroje punen dhe rezultatet e punes se kryer. Bashkepunim dhe vleresim ne keto hapa pritet jo vetem nga kompanite private apo strukturat qeveritare por edhe nga shoqëria civile, media dhe grupe te tjera interesi.

Ne prezantimin e bere nga kordinatori z.Albert Brojka, sqaroi shkurtimisht hapat e punës bere nga Sekretariati per procesin e deklarimeve nga kompanite e industrise nxjerrese, u ndal tek legjislacioni dhe mekanizmat e tij duke sqaruar te pranishmit per detyrimet ligjore qe kane kompanitë minerare, ndërsa theksoi se me disa kompani hidrokarburesh ne kete drejtim eshtë nenshkruar një MOU ( Memorandum Mirëkuptimi). Ne kete takim u theksua fakti i rishperndarjes se rentes minerale ashtu sic ligji, ku 25 perqind te asaj qe paguahet nga kompanite duhet te shkoj direct ne favor te pushtetit local, si dhe u bene shume pyetje dhe diskutime.