konference

Print

Konferencë ndërkombëtare 21-22 Maj

Sfida e zhvillimeve rajonale në Shqipëri dhe eksperienca Gjermane

Për herë të parë është organizuar në Shqipëri një konferencë ndërkombëtare dy ditore me titullin “Sfidat e zhvillimit rajona në Shqipëri dhe eksperienca Gjermane” në datën 21-22 Maj, 2012. Kjo konferencë u organizua nga Qëndra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve dhe mbështetur nga Friedrich Ebert Stifftung, zyra e Tiranës.

 

Kjo konferencë solli për herë një diskutim mbi mënyrën se si janë zhvilluar, si po zhvillohen dhe përspektiva rajoneve në Shqipëri. Kjo temë që është një nga më të nxehtat dhe për vendet e Bashkimit Europian, është trajtuar në të gjitha dimensionet e saj, që nga këndvështrimi gjeografik, ekonomik, mjedisor apo edhe ai i ndikimit të njeriut në këto zhvillime. Në këtë konferencë u prezantuan punime të profesorëve të Universitetit të Tiranës dhe atyre privatë të gjeografisë, ekonomisë dhe mjedisit, si dhe nga fusha e diplomacisë që dhanë shembuj konkretë për zhvillimet rajonale në Shqipëri. Prezantime të zhvillimeve rajonale u paraqitën edhe nga Kosova dhe Mali i Zi, duke bërë të mundur që të kemi një përfshirje edhe të shteteve tjera të Ballkanit. 

E gjithë historia dhe e tashmja e zhvillimeve rajonale në Shqipëri u ballafaqua me eksperiencën Gjermane, e cila erdhi në këtë konferencë nga Prof.Dr. Daniel Goeler, nga Universiteti Bambergut, Gjermani. Në prezantimin e tij Prof. Goeler, solli shembuj të ndryshëm nga eksperienca gjermane sidomos ato që lidhen me post bashkimin e këtij shteti dhe si kanë vepruar dhe si po veprojnë qeveritë atje për të tejkaluar vështirësitë në këtë drejtim.

Një tjetër element i kësaj konference ishte eskursioni i zhvilluar gjysmën e dytë të 22 majit. Ky eskursion erdhi për të diskutuar në terren ndikimin e ndërhyrjes së dorës së njeriut në zhvillimet rajonale. Si shembull konkretë u mor rruga e re, tuneli, që po ndërtohet Tiranë-Elbasan. Gjatë këtij eskursioni, Prof. Dr. Bilal Draci dhe Prof. Dr. Dhimitër Doka, prezantuan me detaje atë cfarë do të sjellë ky investim për rajonin e Elbasanit dhe Tiranës, por jo vetëm, pasi ajo është parashikuar që të jetë një rrugë që do të bëjë të mundur lidhjen me boshtin e Jugut, duke bërë edhe më shpejt lëvizjen e njerëzve nga Veriu drejt Jugut të Shqipërisë.

Në përfundim të këtij projekti, të gjitha punimet e prezantuara në këtë konferencë do të publikohen në një përmbledhje të vecantë e cila do të shpërndahet për universitetet, pushtetin lokal dhe qëndrorë. Gjithashtu, kjo konferencë do të shërbejë për të nxitur mundësinë e krijimit të një rrjeti për studimet rajonale në të gjithë Europën Juglindore dhe zhvillimin e një takimi të tillë në Shqipëri.