QZHDI-Gopac

Print

QZHDI, krijon Degën Shqiptare të GOPAC

Me datë 7 prill 2012, në një nga hotelet e Tiranës u mblodh takimi themelues i degës së GOPAC (Global Organization of Parliamentarians Against Corruption), duke e shtrirë ketë organizatë edhe në Shqipëri.

 

Puna për të krijuar degën Shqiptare, nisi që në fundin e tetorit 2011, kur i ndodhur në Marrakesh për Conferencen e 4 të Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, Drejtori Ekzekutiv i Qëndrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI), Ilir Aliaj, zhvilloj një takim me Presidentin e GOPAC International Dr. Naser Al Sane. Gjatë këtij takimi iu kërkua QZHDI-së që të bënte të mundur krijimin e degës Shqiptare të GOPAC, që u realizua me sukses në fillim të muajit prillit 2012.

Kontaktin i parë  ishte me ish- deputetin e Kuvendit Popullor, Musa Ulqinin, për të kordinuar punën dhe krijuar grupin organizator.  Takimet e para u bënë me tre Nënkryetarët e Kuvendit Popullor, Ardian Turku, Namik Dokle dhe Vangjel Tavo, ku pasi iu paraqit idea dhe objektivat e GOPAC, si dhe rëndësia për të krijuar degën Shqiptare, u ra dakord që ky të ishte dhe grupi organizator dhe të informohet edhe Kryetarja e Kuvendit për iniciativën.

Pas gjithë këtyre takimeve u vendos që mbledhja themeluese të mbahet në fillim të muajit prill dhe në të morën pjesë 16 deputet dhe ish deputet të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, të cilët vendosën krijimin e Degës Shqiptare të GOPAC duke krijuar dhe strukturat drejtuese të tij. Si President i Degës Shqiptare të Gopac, u zgjodh Namik Dokle, dhe Zëvendëspresident Ardian Turku dhe Vangjel Tavo dhe Sekretar Musa Ulqini, ndërsa Sekretariat Teknik i saj është Qëndra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve.