Misioni

Print

Qëndra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI) është një organizatë jo qeveritare,  jo fitim prurëse e krijuar me Vendimin e Gjykatës se Rrethit Tiranë Nr 62/1 me 14 Nëntor të vitit 2002. Selia e QZHDI ndodhet në kryeqytetin e Shqipërise, në Tiranë.

Misioni i QZHDI

“Të kontribojë në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe të shoqërisë shqiptare dhe të promovojë proçesin e integrimit Europian të Shqipërisë; stafi shumë i kualifikuar i QZHDI siguron që të gjitha kontratat e shërbimeve të kryhen gjithmonë në mënyrë efiçente, profesionale dhe të besueshme.”

Në përputhje me Statutin e saj, Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori Egzekutiv drejtojnë Qëndrën për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve. Përveç tyre, një Bord Këshillimor siguron asistencë në përcaktimin e strategjive afat-gjata dhe të aktiviteteve të QZHDI.

QZHDI është pjesë e “Koalicionit Kundra Korrupsionit” (Shqipëri) dhe një anëtare e FOI Advocates Network (ndërkombëtare).

QZHDI punon në tre fusha:

  •       Transparenca në Institucionet Qeveritare
  •       Integrimi Europian
  •       Zhvillimi i Medias dhe Liria e Medias