Personeli

Print

QZHDI ka tre veta në personelin e përherëshem dhe shtatë konsulente që punojnë part-time sipas projekteve të ndryshëm. Stafi i QZHDI përbëhet nga persona me kualifikim të lartë, ekspertë në fushën e ligjeve, zhvillimit, qeverisjes së mirë, transparencës dhe lirisë së medias. Aktiviteti i QZHDI kryhet nga një grup ekspertësh shqiptarë me arsimim dhe experiencë të konsideruesheme në çështjet Europiane dhe Politikat Publike. QZHDI është krenare që ka si bashkpunëtor një grup të rinjësh shqiptarë të arsimuar dhe diplomuar në universitetet e mirënjohura Europiane.

1. Ilir ALIAJ. Drejtor Ekzekutiv i QZHDI. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dhe Gjeografisë në 1992. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik në 1998. MA në Studime Europiane në Kolegjin e Europës 2002, aktualialisht po punon per te shkruar Doktoraturen prane Universitetit te Tiranes me temen “Avantazhi konkurues i Shqiperise drejte integrimit Europian”. Që nga Nëntori 2002, Drejtor Ekzekutiv i QZHDI.  Gjithashtu për 7 vjet ai ka punuar si gazetar dhe redaktor i disa nga gazetave më elitare në Shqipëri.