Objektivat dhe Strategjitë kryesore të QZHDI

Print

      Promovimi i demokratizimit: Nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit për reformat e nevojitura për të arritur standartet e demokracive të zhvilluara në fusha të tilla si qeverisje e mirë, përgjegjshmëri, respekt për të drejtat e njeriut dhe transparencë. Kjo punë edukative dhe advokasie ka në shënjestër të saj publikun dhe të gjitha degët e qeverisë.

      Promovimi i  qeverisjes  së  mirë:  Duke nxitur përgjegjshmëri më të madhe nga ana e administratës publike, në veçanti duke rritur transparencën e qeverisë. QZHDI punon veçanërisht për të promovuar zbatimin e  Ligjit Shqiptar të vitit 1999 për të Drejtën e Informimit për Dokumentat Zyrtarë.

      Promovimi i Integrimit në Bashkimin Europian: Duke monitoruar ligjin dhe politikat, duke vlerësuar përputhshmërinë me legjislacionin dhe zbatimin e politikave dhe duke bërë rekomandime për mënyrën sesi të arrihen normat e Bashkimit Europian.QZHDI ka në fokus sigurimin e një ekuilibri të përshtatshëm të pushteteve midis degëve të ndryshme të qeverisë.

      Promovimi I Reformës Institutionale: Duke zhvilluar trajtime të reja në punën në partneritet me administratën lokale për promovimin e transparencës, përgjegjshmërisë dhe për arritjen e standarteve të Bashkimit Europian në praktikat e mirë administrimit. QZHDI është e angazhuar në asistencën teknike dhe në analizën ndaj bashkive lokale.

      Forcimi i luftës kundra korrupsionit:  Nëpërmjet përdorimit aktiv të ligjit për të drejtën e informimit  dhe duke u angazhuar në mbrojtje, trajnim dhe përfaqësim gjyqësor për të përforcuar të drejtën e informimit.

      Promovimi i Barazisë Gjinore: Duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për rolin e grave në demokratizimin e institucioneve shqiptare dhe jetës. QZHDI ka udhëhequr një projekt në fokusin kryesor të të cilit ishin OJF-të e grave. Projekti perqëndrohej në Lirinë e Informimit dhe sesi administrata publike shqiptare u përgjigjet kërkesave nga organizatat e grave. 

      Promovimi i Medias së Pavarur, të Përgjegjëshme dhe Profesionale: Si pushteti i katërt, media në Shqiperi mund të luante një rol pozitiv në mbrojtjen e standarteve demokratike dhe në përhapjen e të kuptuarit për çështje të integrimit Europian, por pas 15 vite tranzicioni ajo është ende nën potencialin e saj të plotë. Nga njëra anë, media ende përballet me kufizime të tepruara, të tilla si nëpërmjet përdorimit të legjislacionit për shpifje kriminale dhe aplikimit shumë të gjërë të ligjit për sekretin shtetëror. Nga ana tjetër, medias i mungon pavarësia nga klasa politike, trajnimi i  mjaftueshëm etj, dhe angazhohet në nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit  midis atyre me origjinë, rrace dhe seks të ndryshëm. QZHDI synon që ta ndaloj këtë duke punuar me kuadrin ligjor që ndikon median dhe gjithashtu në trajnimin e gazetarëve me qëllim që të promovoje hap cilësor perpara të Medias Shqiptare drejt standarteve Europiane.