Shërbimet e Ofruara

Print

QZHDI u siguron OJF-ve të tjera, medias dhe publikut në përgjithësi shërbimet e mëposhtme:

  •       Këshillim ligjor falas për qytetarë, OJF, dhe gazetarë;
  •       Asistencë në rerformën ligjore, hartim ligjesh dhe punë advokasie (Mbrojtëse);
  •       Sigurimin e ekspertizës në diskutime mbi reformën ligjore, demokratizimin dhe çështje të të drejtave të njeriut;
  •       Përfaqësim të qytetarëve përpara autoriteteve të tilla si: në kërkesat për të drejtën për informim;
  •       Përfaqësim në seancë gjyqësore- si në mbrojtje të medias ashtu edhe në çështje gjyqësore ndaj pretendimeve për të drejtën e informimit;
  •       Trajnim i administratës publike mbi detyrimet ndaj së drejtës për informim;
  •       Rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve në të drejtën e informimit, integrimin Europian dhe në çështje të lirisë së medias.

Në sigurimin e këtyre shërbimeve, QZHDI synon në reformimin dhe demokratizimin e institucioneve qeveritare dhe në ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile shqiptare.