• Str: Myslym Shyri, Building 8/1, Floor 4, Tirane
  • +355 69 208 7744
  • Rruga: Myslym Shyri, Pall. 8/1, kati 4, Tirane
  • +355 4 22 48 519

Qëndra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI) është një organizatë jo qeveritare, jo fitim prurëse e krijuar me Vendimin e Gjykatës se Rrethit Tiranë Nr 62/1 me 14 Nëntor të vitit 2002. Selia e QZHDI ndodhet në kryeqytetin e Shqipërise, në Tiranë. “Të kontribojë në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe të shoqërisë shqiptare dhe të promovojë proçesin e integrimit Europian të Shqipërisë; stafi shumë i kualifikuar i QZHDI siguron që të gjitha kontratat e shërbimeve të kryhen gjithmonë në mënyrë efiçente, profesionale dhe të besueshme.” Në përputhje me Statutin e saj, Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori Egzekutiv drejtojnë Qëndrën për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve. Përveç tyre, një Bord Këshillimor siguron asistencë në përcaktimin e strategjive afat-gjata dhe të aktiviteteve të QZHDI. QZHDI është pjesë e “Koalicionit Kundra Korrupsionit” (Shqipëri) dhe një anëtare e FOI Advocates Network (ndërkombëtare). QZHDI punon në tre fusha: Transparenca në Institucionet Qeveritare, Integrimi Europian, Zhvillimi i Medias dhe Liria e Medias.