• Str: Myslym Shyri, Building 8/1, Floor 4, Tirane
  • +355 69 208 7744
  • Rruga: Myslym Shyri, Pall. 8/1, kati 4, Tirane
  • +355 4 22 48 519

MONITORIM I SË DREJTËS PËR INFORMIM

QZHDI kreu një studim të detajuar monitorimi për projektin e perbashket “Liria e Informimit: një çështje e interesit publik” i cili u implementua nga mesi i 2003 deri në mesin e 2005. Projekti u financua nga Ministria e Jashtëme Gjermane dhe Komisioni Europian nën Stabilizimin Demokratik Rajonal të CARDS. Qëllimi i monitorimit ishte të vlerësonte kthimin ndaj kërkesave për informacion prej zyrtarëve publike ne një numër qytetesh në Shqipëri (Tiranë, Shkodër, Kukës, Vlorë, Lushnje, Gjirokastër dhe Elbasan). Dhjetë njerëz u rekrutuan nga QZHDI për të dërguar kërkesa për informacion, katër në Tiranë dhe gjashtë në bashkitë e tjera. Kërkesat për informacion ishin sajuar nga QZHDI për të adresuar funksionet specifike të çdo institucioni. Në institucinet të cilave iu adresua nuk bënin pjesë vetëm organizmat shtetëror por edhe agjenci të pavarura që marrin fonde publike për egzekutimin e shërbimeve të veçanta. Monitoruesit u trajnuan nga QZHDI mbi Ligjin e Lirisë së Informimit dhe u udhëzuan të dokumentonin të gjithë proçedurën e kërkimit të informacionit.