• Str: Myslym Shyri, Building 8/1, Floor 4, Tirane
  • +355 69 208 7744
  • Rruga: Myslym Shyri, Pall. 8/1, kati 4, Tirane
  • +355 4 22 48 519

Litigation

Në Tetor-Nëntor 2003 QZHDI udhëhoqi një grup prej 5 organizatash në Gjykatën Kushtetuese kundra një urdhëri të nxjerrë nga Kryeministri atëherëshëm që ndalonte intitucionet qeveritare që tu jepnin informacione mass medias, kjo binte ndesh me ligjin për të drejtën e informimit. Vetëm kater ditë më parë së të bëhej seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetutese, më datë 17 Nëntor 2003, ish-kryeministri e ndryshoi urdhërin e tij kështu që çështja mbeti pa objekt. Për QZHDI kjo ishte fitore e shoqërisë civile kundrejt një pushteti autoritar të Kryeministrit Fatos Nano. Për më shumë informacion ju lutemi të klikoni në adresën e mëposhtme: https://osf.to/2CRsg0M

QZHDI nisi njëproces gjyqësor kundra Ministrisë së Arsimit për mosdhënie përgjigje ndaj një kërkese për informacion të drejtuar nga një OJF që dëshironte të dinte kriteret për hapjen e një kopështi. Çështja u fitua në instancën e parë. Gjykata e Tiranes urdhëroi Ministrinë e Arsimit që ti siguronte informacionin e kërkuar OJF-së shqiptare që e kishte kërkuar atë. Kjo ishte hera e parë që një gjykatë në Shqipëri detyronte një institucion shtetëror që të vinte në zbatim ligjin për të drejtën për informim. Për më tepër informacion klikoni në adresën e mëposhtëme.