Vizita Studimore Puke – FloodNorth Alb

Written by

Vizita studimore e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka u zhvillua në qytetin e Barit, Mal të Zi, në kuadër të projektit Flood North Albania.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e situatave të emergjencave, veçanërisht atyre të shkaktuara nga përmbytjet.

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u pritën nga ekipi i mbrojtjes civile të Barit, me të cilët zhvilluan diskutime mbi praktikat më të mira të reagimit të shpejtë, menaxhimin e rreziqeve dhe koordinimin institucional.
Pika kryesore e takimit ishte nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe reagimit të përbashkët në rast emergjencash që prekin zonat kufitare.

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për ndërtimin e partneriteteve dhe forcimin e gatishmërisë së strukturave të emergjencës në veri të Shqipërisë.